Vendosni fjalën kyçe....

Efektivi i policisë plagoset me thikë gjatë mbyllje së votimit në Fushë Arrëz


Një efektiv policie është plagosur me thikë në qendrën e votimit nr.0399 në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbylljes së procesit të votimit.

Efektivi me iniciale G.O është dërguar për mjekim në spitalin e Pukës ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me M.Ll 32-vjeç.

Më datë 25.04.2021, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV nr. 0399, është plagosur me mjet preres (thikë), punonjësi i Policisë G. O., i cili po dërgohet për mjekim në spitalin e Pukës.

Nga veprimet e para hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi M. Ll., 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë   dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë , po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *