Vendosni fjalën kyçe....

SHBA shpallet kampione në Botërorin e femrave, mundi në finale Holandën


SHBA është shpallur kampione në Botërorin e futbollit për femra të zhvilluar në Francë. SHBA fitoi në finale ndaj ekipit të Holandës.

Ekipi i Holandës për femra nuk hyri si favorite në finalen e këtij Botërori të zhvilluar në Francë, pasi përballë kishin kampionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mund të thuash lehtësisht se dominojnë në këtë sport duke arkivuar dhe titullin e 4 botëror.

Për holandezet kjo ishte hera e dytë që merrnin pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte pothuajse e barabartë me raste të shumta e kundërsulme nga të dyja ekipet. Ai që zhbllokoi shifrat ishte pikërisht VAR-i.

Arbitrja e ndeshjes u detyrua të shohë përsëritjen e një faulli brenda zonës për të vendosur një penallti në favor të amerikaneve e cila u shndërrua në gol nga Rapinoe në minutën e 61-të.

Dyfishimi i rezultatit erdhi vetëm 8 minuta më vonë falë një kundërsulmi të shpejtë dhe finalizimit të saktë të Rose Lavelle.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *