Vendosni fjalën kyçe....

Një samurai në tubimin e Tsiprasit në Athinë, detaji që zu grekët në befasi (FOTOT)


Një pamje mjaft e çuditshme i kapi shumë grekë në befasi ndërsa po mblidheshin të premten për fjalimin e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, në sheshin Sintagma.

Një burrë japonez, i veshur me rroba tradicionale samurai, me një shpatë në dorë, po ecte përmes sheshit.

Rojet e sigurisë e shoqëruan me shpejtësi dhe në mënyrë diskrete burrin nga tubimi, edhe pse ai dukshëm nuk paraqiste ndonjë rrezik, shkruan “Prothothema“.

Të premten Tsipras do mbante fjalimin e fundit të fushatës, para zgjedhjeve të së djelës.

Për herë të gjashtë në vetëm një dekadë dhe për herë të parë që kur vendi përfundoi me sukses programin e paketës së shpëtimit në gusht 2018, grekët do të shkojnë në votime më 7 korrik, për të zgjedhur një qeveri të re.

Sipas sondazheve të fundit, Demokracia e Re ka një avantazh prej 9-12% por një nga pyetjet kryesore përpara votimit, është nëse do të jetë në gjendje të formojë një qeveri pa patur nevojë për partnerë koalicioni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *