Një aksident ka ndodhur sot në qytetin e Lezhës. Mësohet se dy automjete janë përplasur në aksin Shëngjin-Lezhë, duke lënë të plagosur katër persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Vijon…