Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë para zgjedhjeve, sulmohen me bomba molotov zyrat e PASOK në Greqi


Tensione në mëngjesin e së djelës në Greqi. Vetëm disa orë para nisjes së votimeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, është sulmuar me bomba molotov policia e vendosur në Charilaos Trikoupis, jashtë zyrave të PASOK.

Sulmi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku fatmirësisht sipas mediave greke nuk ka patur njerëz të lënduar.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar apo proceduar ndonjë person lidhur me incidentin, por vijon hetimet për identifikimin e grupit.

Për herë të gjashtë në vetëm një dekadë dhe për herë të parë që kur vendi përfundoi me sukses programin e paketës së shpëtimit në gusht 2018, grekët do të shkojnë në votime më 7 korrik, për të zgjedhur një qeveri të re.

Sipas sondazheve të fundit, Demokracia e Re ka një avantazh prej 9-12% por një nga pyetjet kryesore përpara votimit, është nëse do të jetë në gjendje të formojë një qeveri pa patur nevojë për partnerë koalicioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *