Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ”Metamorfoza”/ GJKKO lë në burg gjashtë të arrestuarit


GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit “Metamofoza” dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Janë lënë “arrest me burg”: Pëllumb Gjoka , Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbega, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.

Nga 15 persona për të cilët Gjykata e Posaçme nxori urdhër-arreste, policia vuri në pranga vetëm 6 prej tyre dhe 2 të tjerë u arrestuan në flagrancë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri dhe kamera.