Vendosni fjalën kyçe....

“Gazetari francez: Autoritet shqiptare ushtruan presion te pronari pas shkrimit kritik për korrupsionin dhe krimin”


Korrespondenti për Evropën e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Attila Mong zhvilloi një takim me gazetarë në Shqipëri për të folur rreth kërcënimeve, presionit, ndërhyrjeve politike dhe ndjekjeve penale të tyre.

Në shkrimin e tij Mong përmend edhe presionet që qeveria shqiptare ka ushtruar ndaj gazetarëve të huaj përveç atyre shqiptarë.

Pas rasteve të njohura të Alice Taylor një gazetare britanike e vendosur në Tiranë dhe rastit më të fundit të Peter Tiede ku u lajmërua nga Kryeministri se çështja e publikimit të përgjimeve për dosjen 184 do ndiqet penalisht në Gjermani.

Mong përmend edhe rastin e gazetarit francez ndaj të cilit u ushtrua presion politik nëpërmjet ambasadës shqiptare pas një raportimi kritik ndaj qeverisë dhe krimit të organizuar.

“Gazetarët e huaj nuk janë të përjashtuar nga këto presione. Më herët gjatë këtij viti, Alice Taylor, një gazetare britanike e vendosur në Tiranë, u ngacmua nga mediat pro-qeveritare, të cilat e akuzonin për botimin e propagandës kundër qeverisë dhe për lidhje me Rusinë, pasi ajo bëri komente kritike në lidhje me korrupsionin e qeverisë. “Më ngacmuan në median sociale, më bërtisnin në rrugë, isha e tmerruar, madje merrja një mik që më shoqëronte për gati tre javë,” më tha ajo.

Louis Sellier, një gazetar i pavarur francez, më tha se ambasadori i Shqipërisë në Paris, kishte ushtruar presion mbi një prej punëdhënësve të tij, tek gazeta e përditshme ‘Liberation’, pas një raportimi kritik të tij mbi akuzat për korrupsionin qeveritar dhe krimin e organizuar, i publikuar në shkurt. Në një letër për ‘Liberation’, të parë nga KMG dhe të nënshkruar nga ambasadori Dritan Tola, Sellier akuzohet për njëanshmëri dhe letra lë të kuptohet se gazetari nuk ishte personi i duhur, që e përditshmja ta punësonte në Tiranë, duke thënë se “është problematike ta prezanton atë si korrespondent të ‘Liberation’”.

Në një email për KMG, Tola më konfirmoi se kishte pasur një korrespondencë dhe ishte takuar me ekipin e ‘Liberation’ në Paris për të shprehur shqetësimin e tij rreth “prezantimit të thjeshtë dhe karikaturesk të Shqipërisë në gazetë”, si dhe për raportimin e “pabalancuar, që prezantonte një Shqipëri shumë të errët dhe të zymtë”. Tola mohoi që të kishte ushtruar presion ndaj gazetës, duke sugjeruar se ajo duhet ta zëvendësonte Sellier”-thuhet në shkrim.

*Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve është një organizatë jo-fitim prurëse me qendër kryesore në New York dhe veprimtari në të gjithë botën e cila ka në fokus promovimin e shtypit të lirë dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve.

Shkrimin origjinal e gjeni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *