Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Durrësi: Betejë deri në rrëzimin e rrëgjimit të Ramës


Pas Kamzës e Vorës, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar nga afër edhe qytetarë e mbështetës të tij në Durrës.

Kreu i PD, i falenderoi qytetarët e Durrësit që refuzuan masivisht regjimin e Edi Ramës më 30 Qershor.

Duke venë në dukje rëndësinë e qëndresës gjatë këtyre muajve, lideri i opozitës theksoi se beteja vijon deri në largimin e Edi Ramës.

Masivisht duhet t’i bashkohemi protestës së ditës së nesërme për të treguar se të gjithë bashkë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

E nesërmja është bashkim i qytetarëve europianë që luftojnë për vlerat dhe parimet europiane.”-tha Basha në takimin informal që zhvilloi në Durrës mbrëmjen e së dielës. 30 qershori ishte dita që shënoi fillimin e fundit real të Edi Ramës”- u shpreh kryetari i Partisë Demokratike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *