Vendosni fjalën kyçe....

E kapi tërmeti në studion e lajmeve, gazetarja nxiton të fshihet poshte tavolinës (Video)


Një prezantues lajmesh i kanalit ‘CBS’ në SHBA shfaqi jo pak guxim gjatë tërmetit të fortë që goditi Kaliforninë pak ditë më parë, ndërsa kolegia e tij rendi që të fshihej poshtë tavolinë.

Teksa dyshja po transmetonte lajmet në kanalin me seli në Los Angeles, ndodhi tërmeti i fuqishëm dhe sendet në zyrë nisën të tundeshin.

‘Ne po përjetojmë një tronditje shumë të fortë, mendoj se duhet të futemi nën tavolinën e punës’, tha gazetarja e ‘CBS Los Angeles’, Sara Donchey, e cila më pas rendi që të fshihej ndërkohë që kolegu i saj rezistoi.

Një tërmet me magnitudë 6,9 të shkallës Rihter, goditi Kaliforninë jugore të premten natën, duke u bërë tërmeti i dytë më intensiv që godet zonën në rreth 20 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *