Vendosni fjalën kyçe....

Ekonomia e Kinës tkurret nga problemet e vazhdueshme të Covid-19


Ekonomia e Kinës u ngadalësua në tremujorin e dytë të vitit 2021, duke regjistruar performancën e saj më të keqe tremujore që nga fillimi i vitit 2020, kur ajo u ndal pothuajse e gjitha në mes të shpërthimit të parë të pandemisë së Covid-19.

Sipas të dhënave të publikuafra nga Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës (NBS) të premten, PBB-ja e vendit u rrit me vetëm 0.4% në tre muajt deri më 30 qershor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë tremujore, PBB-ja u tkurr me 2.6%.

Për gjysmën e parë të vitit, ekonomia u rrit me 2.5%, shumë më pak se objektivi i Pekinit prej 5.5% për vitin 2022. Qeveria pranoi të premten se arritja e objektivit të PBB-së do të ishte e vështirë në muajt e ardhshëm.

“Ka sfida për të arritur objektivin tonë të pritshëm të rritjes ekonomike për të gjithë vitin.”- tha Fu Linghui, një zëdhënës i NBS, në një konferencë për shtyp. Ai vuri në dukje se përveç problemeve pandemike në vend, çmimet më të larta globale të mallrave dhe rreziqet në rritje të stagflacionit në të gjithë botën ndikojnë gjithashtu në ekonominë e Kinës.

Rënia e PBB-së vjen mes politikës së ashpër të Kinës për shkak të shpërthimeve të reja të virusit në të gjithë vendin, shkruan RT.

Që nga marsi, Pekini ka vendosur bllokime në dhjetëra qytete, përfshirë qendrën financiare Shangai. Masat ulën aktivitetin e konsumatorit dhe ndërprenë zinxhirët e furnizimit, duke çuar në mbylljen e shumicës së dyqaneve, restoranteve dhe fabrikave.

Sidoqoftë, autoritetet filluan gradualisht rihapjen e ekonomisë në fillim të qershorit, me kufizime në disa qytete të mëdha të hequra tani. Ndërsa masat po lehtësohen, Fu Linghui tha se autoritetet presin që ekonomia të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të 2022.