Vendosni fjalën kyçe....

Maturantët aksident të rëndë pas festës në Bulqizë (FOTOT)


Dy maturantë janë plagosur rëndë pas festës së tyre.

“Një aksident me dy të plagosur rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Ura e Vocit.”, raporton Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore.

Sipas policisë lokale mësohet se dy të aksidenturit ishin maturante, të cilët po ktheheshin nga mbrëmja e maturës.

Dy të rinjtë udhëtonin me makine tip Benz me targa AA 046 VP.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Fillimisht të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku dhe u është dhënë ndihma e parë, më pas janë dërguar me helikopter drejt spitalit ushtarak Tiranë, për një mjekim më të specializuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *