Vendosni fjalën kyçe....

Vëllezërit Budina infektohen me COVID-19, Rama e konfirmon lajmin: Uroj ta kalojnë sa më shpejt


Vëllezërit Edmond dhe Robert Budina kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Edmond dhe Robert Budina, janë dy përfaqësuesit kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Për të konfirmuar lajmin është kujdesur edhe Kryeministri Edi Rama i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”-shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *