Vendosni fjalën kyçe....

‘Mos u përzieni në zgjedhjet tona’ – Trump i plotëson dëshirën gazetarit në takimin me Putin (Video)


Presidenti amerikan Trump vendosi të argëtohej me shtypin para takimit me homologun e tij rus, Putin, duke përmbushur dëshirat e një gazetari që i kërkoi  t’i bënte thirrje udhëheqësit rus të mos përzihej me zgjedhjet në SHBA.

Të dy krerët bënë një njoftim të shkurtër për shtypin përpara fillimit të takimit të tyre me dyer të mbyllura në samitin e G20 në Osaka, Japoni të premten.

Trump përmendi tregtinë dhe çarmatimin si dy tema në rendin e ditës – por nuk e kurseu mundësinë për t’u argëtuar me një gazetar, i cili përmendi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

‘Zoti presidenti, a do t’i thoni Rusisë të mos përzihet me zgjedhjet e vitit 2020? – thërriti nga vendi gazetari pasi Trump dhe Putin përfunduan fjalën e tyre.

‘Po, natyrisht do ta bëj’ – tha Trump.

‘Mos u përzieni në zgjedhje, ju lutem.’ – tha Trump ndërsa Putin buzëqeshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *