Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca reagon pas deklaratave të Metës: Sa të ketë Lulin & Monën me vete s’pyet për Amerikën & Europën


Pas Konferencës së Jashtëzakonshme për mediat të presidentit Ilir Meta, i cili e konsiderooi vendimin e Kolegjit Zgjedhor një truk procedurial dhe të marrë nën kushtet e presionit dhe shantazhit politik të kryeministrit Edi Rama, vjen reagimi nga qeveria.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deklaratat e presidentit duke e quajtur daljen e tij për mediat një komedi.

““Ilir Meta që pa gdhirë tha se nuk ka anulluar zgjedhjet në SHBA, Itali apo Kinë, kështu që bota duhet ta mbyllë gojën se në Shqipëri vendos Ai se kur voton Populli! Dmth sa të kem Lulin&Monën me vete s’pyes për Amerikën&Europën – historia që përsëritet si komedi me Haxhiun e ri!”, shkruan Spiropali.

Presidenti i Republikës e konsideroi vendimin e Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi datën 30 për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, një truk procedurial. Sipas tij ky vendim është marrë nën presionin e maxhorancës.

“Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor është një truk  procedurial, një përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik, anatemuar indirekt vebndimin e kreut të Shtetit, por nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit.

Ky vendim është marrë në kushtet e presionit dhe shantazhit politik të Edi Ramës.”, tha Meta.

Më tej presidenti vazhdoi të thoshte se vazhdonte t’i bënte apel “maxhorancës që të reflektojë pasi e ka si detyrim edhe ndaj militantëve dhe përkrahësve të saj. Unë mendoj se e vetmja rrugë është vetëm dialogu politik dhe një marrëveshje e qëndrueshme midis palëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *