Vendosni fjalën kyçe....

Qëlloi me armë nën efektin e alkolit, vihet në pranga 49-vjeçari në Lezhë


Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 49-vjeçar, për shkak se ka qëlluar në ajër me armë në oborrin e banesës së tij disa herë. Sipas policisë, Arben Pemaj ka qenë nën efektet e alkoolit kur ka qëlluar në ajër..

Pemajt i janë zbuluar dy armë pa leje, si dhe një granatë dore.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *