Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja natën e “Shna Ndout” në Laç, shpallet në kërkim i dyshuari


Viktor Shkorreti

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçarit, mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit.

Viktor Shkorreti u qëllua me breshëri automatiku pranë stadiumit të qytetit, në natën e Shna Ndout.

Policia ka shpallur në kërkim një 32 vjeçar me inicialet E.K nga Tirana. Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të rinjve ka ardhur pas një sherri për një vend parkimi.

“Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo është vrasja e dytë që trondit Laçin në dy muajt e fundit, pasi në 29 Prill u ekzekutuan në afërsi të komisariatit të policisë dy kushërinjtë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *