Vendosni fjalën kyçe....

11-vjeçari mahnit jurinë me talentin e tij: S’doja të isha më djali me kancer, u bëra ai me violinë (VIDEO)


Në kompeticionin e “America’s got Talent”, u prezantua 11-vjeçari Tyler Butler-Figueroa i cili dhuroi aq shumë emocione për publikun në sallë.

Kjo jo vetëm për shkak të talentit të tij në violinë, por edhe për shkak të historisë së tij. Tyler vërtet është vetëm 11-vjeç, por ai ka luftuar me kancerin dhe kundër ngacmimeve e talljeve në shkollë.

Tyler nga Karolina e Veriut u tregoi anëtarëve të jurisë se pasioni i tij për violinën kishte nisur si një tentativë për t’u larguar nga talljet në shkollë, kur atij i kishin rënë flokët gjatë trajtimit me kimioterapi, për shkak të leuçemisë. Shokët i largoheshin dhe përhapnin thashetheme, se “kanceri i tij ishte ngjitës”.

“Kur luaj në violinë, më ndihmon të harroj gjërat e këqija”, tregoi Tyler.

11-vjeçari shtoi: “Nuk doja të isha më djali me kancer, kështu që u bëra djali që i bie violinës”.

Mamaja e tij tregoi se ishte habitur me zgjedhjen e të birit për të luajtur violinën, pasi asnjë pjesëtar i familjes së tyre nuk i kishte rënë kurrë ndonjë instrumenti muzikor. Por, kur e pa se sa i lumtur ishte i biri, ajo vendosi ta mbështeste.

Simon Cowell u emocionua shumë nga historia e 11-vjeçarit dhe tha se kishte një përgjigje për të gjithë ata që e kishin tallur duke shtypur zilen e artë.

https://www.youtube.com/watch?v=BmFukQHrmmk

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *