Vendosni fjalën kyçe....

Palmer nga Beogradi: Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë, duhet dialog


Zv.asistent Sekretari i Shtetit, Palmer, ka deklaruar nga Beogradi se Kosova duhet të heqë taksën ndaj Serbisë dhe se palët duhet të ulen në dialog për normalizimin e raporteve.

Ai ka dhënë një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin serb, Vuçiç, ku ka thënë se për të dyja vendet është e rëndësishme të vijojnë me rrugëtimin europian.

“Kemi biseduar se ku qëndron dialogu me Kosovën. Unë dhe presidenti kishim mundësitë të bisedojnë se ku qëndrojmë në dialog. SHBA vazhdon të mbështes dialogun që afron tek normalizimi i raporteve. Po ashtu, është me rëndësi që ky dialog të hapë rrugën për integrimit evropian. Taksa shihet si pengesë andaj konsiderojmë se duhet të hiqet dhe palët të kthehen në dialog”, deklaroi Palmer në konferencën për media, shkruan Lajmi.net.

Palmer foli edhe për samitin e Parisit duke thënë se mbështet normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës, duke shtuar se nuk e dinte se cili do ishte rezultati i këtij samiti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *