Vendosni fjalën kyçe....

“Si në filmat e James Bond” – Mediat britanike tallen keqazi për lajmin e ekzekutimit të gjeneralit koreano-verior


Edhe lexuesit e disa tabloideve britanike kanë hedhur dyshime mbi vërtetësinë e historisë së shpërndarë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un kishte ekzekutuar një nga gjeneralët e tij duke ua hedhur atë piranjave në një vaskë të madhe.

Lajmi fillimisht u pulikua nga “Daily Star” dhe më pas u shpërnda edhe nga tabolidet e tjerë britanikë.

Tabloidi citoi “burime” por pa dhënë asnjë hollësi tjetër, që thoshin  të thoshte se Kim kishte ekzekutuar një nga gjeneralët e tij në një mënyrë të denjë për një film të James Bond, duke e hedhur atë në një rezervuar me peshq mishngrënës piranja.

Në filmin “The Spy Who Loved Me”, i vitit 1977, personazhi negativ, Karl Stromberg, e hodhi asistentin e tij në një rezervuar peshkaqenësh.

Rezervuari me peshqit mishngrënës thuhet se është pjesë e resortit Ryongsong të Kim, një rezidencë luksoze në Phenian.

Raporti nuk jep ansjë burim dhe as një hollësi, por thotë se para se të hidhej te peshqit, gjeneralit i ishin gjymtuar pjesët e trupit. Pas kësaj një sërë memesh pasuan që tallnin lajmin e publikuar në tabloidet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *