Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë arrestohen me doza kanabisi në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë


Dy të rinj janë prangosur nga policia dhe dy të tjerë po procedohen penalisht, njëri prej të cilëve është italian.

Efektivët kanë sekuestruar 974 gramë të ndara në propocione  gati për shpërndarje.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në vijim të punës për parandalimin e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, kanë zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion të koduar “Propocione”, ku nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve  në bashkëpunim me  shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. K., 34 vjeç banues në Tiranë

– I. K., 24 vjeçe,  banuese në Tiranë

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasi P. Z., 23 vjeç lindur dhe banues në Itali dhe shtetasi L. Z., 27 vjeç banues në Tiranë.

Në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit të ushtruar shtetasëve  S.K dhe I.K, policia ju gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 974 gramë  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, ndërsa shtetasit P.Z dhe L.Z,  kanë ndihmuar shtetasit e arrestuar  për shpërndarjen e lëndës narkotike.”, jep detaje policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *