Vendosni fjalën kyçe....

 Policia arreston një prodhues pijesh me etiketa të falsifikuara


Policia arreston një prodhues pijesh me etiketa të falsifikuara në Shkodër.

Një mesoburrë kishte rifilluar  prodhimin e pijeve  freskuese  në punishten e cila ishte në sekuestro preventive  prej dy vitesh.

“Arrestohet në flagrancë  pronari i punishtes i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari të kundraligjshme

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.K., 55 vjeç, banues në lagjen “Ajasëm”  Shkodër, i arrestuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në punishten e tij e cila është e bllokuar që nga  viti 2017  ku është bërë sekuestro preventive , janë gjetur të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme pije të ndryshme të cilat kishin etiketa të falsifikuara si dhe shirita etiketash të ndryshme.”, jep detaje policia e Shkodrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *