Vendosni fjalën kyçe....

U konfirmua me koronavirus, Rugani thyen heshtjen: Jam mirë por të zbatojmë rregullat


Daniele Rugani, futbollisti i cili u bë shkak për vendosjen në karantinë të klubit të Juventusit dhe Interit, ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rugani qetëson fansat e tij duke thënë se pavarësisht se është konfirmuar pozitiv me vorusin Covid-19, ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

 “E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua të qetësoj të gjithë ata që janë shqetësuar, jam mirë. Ftoj të gjithë të respektojnë rregullat pasi ky virus nuk bën përjashtime! Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tonë, për ata që na rrethojnë, faleminderit”, shkruan Rugani.

Klubi i Juventusit njoftoi dje se Rugani është futur menjëherë në karantineë por por për shkak se ai ka patur kontakte me kolegët dhe me kundërshtarë gjatë javës, frika është e madhe. Ndaj jo vetëm Juventus, por edhe klubi i Interit me të cilin “Zonja e Vjetër” u përball të dielën, është futur në izolim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *