Vendosni fjalën kyçe....

Procedohen 15 persona për protestën e djeshme të opozitës


Procedohen në gjendje të lirë 15 persona për protestën e djeshme të opozitës. Policia është mjaftuar vetëm me procedimet, duke shmangur këtë herë arrestimet.

Procedimet janë për hedhjen e mjeteve piroteknike dhe atyre të forta drejt efektivëve.

Protesta e 8-të kombëtare dhe e 13-ta gjithsej e opozitës së bashkuar u papari nga vendimi i presidentit Meta për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit, duke i shtyrë ato.

Pas këtij lajmi, kryeministri Rama nga Berati paralajmëroi se zgjedhjet do parashikoheshin siç ishte vendosur më herët ndërsa tha se e priste prej kohësh një vendim të tillë.

Mijëra protestues u nisën nga të gjitha rrethet e vendit për të marrë pjesë në protestën e 8-të kombëtare të thirrur nga opozita e bashkuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *