Vendosni fjalën kyçe....

 Aksident i rëndë në Vorë, ndërron jetë një person pas përplasjes së tri makinave


 Një aksident i rëndë në Vorë i merr jetën një personi.

Tri makina janë përplasur, duke lënë të lënduar edhe dy persona të tjerë.

 Paraprakisht mësohet se viktima, Denis Kosova udhëtonte me një mjet me targa italiane.

Autoambulanca ka shkuar në vendngjarje duke i transportuar drejt spitalit të traumës të lënduarit, po ashtu edhe policia.

“Në rrugën dytësore  Vorë,   drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë  drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç.

Ndërsa shtetasi G. Z  drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K,  mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.”, jep detaje policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *