Vendosni fjalën kyçe....

“Shtyrja e zgjedhjeve fitorja jonë e përbashkët, opozita e bashkuar asnjë hap pas” – Basha


Kreu i PD-së, Basha, ka njoftuar para qytetarëve vendimin e presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve, lajm që ka bërë që turma të shpërthejë në brohorima.

Ai theksoi se me këtë vendim nuk merr fund beteja dhe se ajo do përmbushet vetëm kur të ikë kryeministri Rama dhe të vendosen zgjedhjet e lira e të ndershme.

Basha tha se opozita e bashkuar nuk do tërhiqet asnjë hap pas, derisa të përmbushet qëllimi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Është forca e drejtësisë së kauzës tonë, ajo që dikton këto vendime. Le ta themi këtu të gjithë, ta ndajmë me cdo shqiptar, vendosmërinë tonë, për ta cuar këtë betejë deri në fitore: Rama Ik. E gjithë bota është tronditur këtë javë nga përgjimet e botuara nga gazeta më e madhe e Europës, Bild, e cila faktoi se Edi Rama është një kryeministër ilegjitim se qeveria e tij është ilegjitime, se pushtetin nuk e mori me vota por me krimin me kriminelët me bandat ndaj sot e gjithë bota e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia e jo nga populli. Këto fakte , i kanë hapur sytë cdo shqiptari deri dje mosbesues, asaj pakice skeptike dhe i ka bërë të vërshënojnë në këtë shesh të lirisë, Mirësevini Zoti ju bekoftë ju. Por, anulimi i procesit kriminal të 30 qershorit, nuk është fundi i betejës tonë apo jo. Nuk është aspak fundi , është vetëm një rezultat i qëndresës së një populli të bashkuar për Shqipërinë si gjithë Europa.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *