Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Çmimi i naftës do bjerë kur populli të ngrihet, do ia shtrëngojmë darën Ramës ditë pas dite, ora e ligjit po vjen


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se forca politike që drejton dhe opozita do vijojë me aksionin opozita dhe do e shtojë atë derisa qeveria Rama të rrëzohet.

Në konferencën për shtyp, ai tha se çmimi i karburantit do bjerë kur populli të ngrihet ndërsa paralajmëroi se ora e zbatimit të ligjit dhe e vënies para drejtësisë të qeveritarëve të korruptuar do vijë shumë shpejt.

“Çmimi do bjerë kur qytetarët të ngrihen dhe populli do ngrihet. Objektivi numër një është Edi Rama, ai është kreu dhe objektivi kryesor. Ora e shtetit dhe e ligjit po vjen. Ora e qytetarëve të lirë të cilët do hedhin tej barrën e qeverisjes grabitëse po vjen. Partia e Lirisë do bëjë çdo gjë që ora e Kushtetutës dhe ligjit të vijë. Do vijojmë shumë më fuqishëm me denoncime, hulumtime, aksion politik. Dara do i shtrëngohet çdo ditë. 10 vite fukarallëk, vjedhje, grabitje, turpërim që u bëhet qytetarëve. Kjo do përfundojë njëherë e mirë.” – tha Meta.