Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria ka rrugë të gjatë, Maqedonia e Veriut mund ta fitojë çeljen e negociatave” – Ministri holandez


Holanda i ka mbyllur derën Shqipërisë për sa i pëket çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa është shprehur e hapur për rastin e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Jashtëm, Blok, ka thënë se Shqipëria ka ende rrugë të gjatë për të bërë.

“Qeveria holandeze nuk është e interesuar për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE. Për Maqedoninë Veriore ajo e lë derën hapur.” – ka thënë Blok.

Ai është shprehur se Maqedonia e Veriut ka bërë pëparime të mira dhe mund ta përfitojë votën pro të Holandës.

Ministri shtoi se që një vendi ti çeleshin negociatat, duhet që të gjitha shtete aëtare të votonin pro këtij vendimi.

Më herët parlamenti holandez i dorëzoi KE-së kërkesën për rivendosjen e vizave me Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *