Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 260 kilogramë drogë në Mal të Zi, u fut nga Shqipëria


Një sasi prej rreth 260 kilogramësh kanabis që ihste nisur nga Shqipëria është kapur në Malin e Zi, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shtetas malazezë.

Droga ishte ndarë në 4 thasë ndërsa të ndaluarit janë të gjithë banoë të kryeqytetit, Podgoricë.

Sipas policisë së vendit fqinj, sasia e drogës është kapur në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit. Ajo është gjetur në një furgon, pasi më herët ishte futur në territorin malazez nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazezë  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviç 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçev 26 vjeç, të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

“Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës.” – thuhet ndër të tjera në deklaratën e policisë malazeze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *