Vendosni fjalën kyçe....

Ndodhia e rrallë, pacienti merr flakë gjatë operacionit


Një pacient mori flakë gjatë një operacioni zemre. Lajmi u publikua pak ditë më parë nga mjekët që kryen operacionin.

Ngjarja ka ndodhur në Australi dhe sipas mjekëve shkak për këtë ishte bërë rrjedhja e oksigjenit dhe anestezisë nga një vrimë në mushkëri e pacientit.

Nuk dihet se me me çfarë është bashkuar oksigjeni që shkaktoi zjarrin në trupin e pacientit. Megjithatë mjekët në Australi arritën ta shuajnë menjëherë zjarrin dhe të vazhdojnë me operacionin, ndërsa pacienti doli nga operacioni pa u dëmtuar.

Ekipi i cili zbuloi aksidentin e çuditshëm tha se nuk është hera e parë që kjo gjë ndodh dhe se mjekët stërviten se çfarë duhet të bëjmë në rast të një zjarri kirurgjik.

Ndërsa kirurgët po fillonin një operacion për të riparuar një enë gjaku në aortën e pacientit, ata ia hapën një nga mushkëritë e tij aksidentalisht. Më pas nga një vrimë e saj oli oksigjeni që shkaktoi zjarrin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *