Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj i jep kompanisë Fusha 5.1 milionë euro për rikonstruksionin e “Bulevardit Zog i Parë” – Dokumentet


Kryebashkiaku Veliaj i ka dhënë kompanisë Fusha 5.1 milionë euro për rehabilitimin e Bulevardit Zog 1.

Në denoncimin e publikuar nga zëdhënësja e PD-së, Zhupa, theksohet se në këtë garë kanë marrë pjesë të njëjtat kompani klienteliste të bashkisë dhe qeverisë.

Njëra prej të cilave Gjikuria, fituese e koncesionit Orikum-Dukat, në një garë fiktive për të marrë tenderin e radhës.

“Llokma e rradhës për oligarkun e preferuar të Veliaj, 5.1 milion euro per Fusha shpk!

Nuk kane të ndalur parate publike qe i jepen nga Bashkia e Veliajt, kompanise se Shkelqim Fushes. Bashkia Tirane ka shpallur sot fituese te tenderit per “Rehabilitimin e Blv. Zogu i parë” kompaninë Fusha sh.p.k ne nje vlerë fondi prej 626.874.664 Lek ose rreth 5.1 Milion Euro.

Në konkurim kanë marrë pjesë te njejtat kompani klienteliste pranë qeverisë dhe Bashkisë Tiranë te cilat kanë marre tendera te tjere rrugesh pa garë.

Nje nga pjesmarrëset është kompania Gjikuria shpk, qe njihet si kompani që ka marr koncensionin e rruges Orikum – Dukat me një vlere 50 milion euro per 17km rruge , vlere e ekzagjeruar dhe qe shtohet here pas here.

Mesa duket oligarket konkurojne fiktivisht me njeri tjetrin dhe bihen dakort mes tyre per te marre llokmen e rradhes nga qeveria ose nga bashkia. Te gjithe te lumtur, pervec qytetareve qe ju vidhen dhe shperdorohen parate publike me cmime fiktive, me gara fiktive, me pune fiktive, me suksese fiktive.” – shkruan Zhupa në llogarinë e saj në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *