Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga kamioni në Fier, plagoset shoferi


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Fier,  ku një kamion ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit me inicialet A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër.

Policia e Fierit njofton se i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë uniformat blu kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *