Vendosni fjalën kyçe....

14-vjeçarja në Durrës i jep fund jetës, vetëhelmohet me fostoksinë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrashbull, ku adoleshentja me inicialet M.H është vetëhelmuar me fostoksinë dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spital në Tiranë, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

 “Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vetëhelmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë,  ka humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *