Vendosni fjalën kyçe....

Gazment Bardhi rikthehet në selinë blu që pas përçarjes, njofton Grupin Parlamentar të PD-së për mbledhje


Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e grupit të deputetëve që e mbështesin dhe të atyre të Rithemelimit nesër në orën 15:00 në selinë qendrore të PD.

Për herë të parë që pas përçarjes së demokratëve, Gazment Bardhi do të rikthehet në selinë blu.

“Të nderuar kolegë, Nesër, e hënë, ora 15:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar, në selinë qëndrore të PD. Ju falenderoj!”, sipas njoftimit.