Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Sauk, i dyshuari student i Akademisë së Policisë


Të tjera detaje të reja zbulohen lidhur me plagosjen në Sauk që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Sipas “Balkanweb”, personi i shpallur në kërkim nga policia si autor i plagosjes, është një student i Akademisë së Policisë. Madje përplasja me armë ka ndodhur pikërisht përpara kësaj akademie.

27-vjeçari i plagosur është identifikuar si Ervis Murati.

 “Në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk,  gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë  rrezikut për jetën  shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e rrethanave tê ngjarjes.Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është shpallur menjëherë  në kërkim policor”-njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *