Vendosni fjalën kyçe....

Dy shqiptarë ngjitin malin Everest


Dy shqiptarë kanë arritur të ngjiten në majën më të lartë në botë, në Everest. Bëhet fjalë për Mrika Nikqi dhe Arianit Nikqi, babë e bijë nga Kosova, të cilët  arritëntë ngjiten në majën më të lartë të botës sot rreth orës 06.00.

 “Sot më datë 27 maj, në orën 6, Mrikë Nikqi, më e reja e të gjithë alpinistëve, njohur me nofkën ‘Mrikë Malësorja’, arriti me sukses që të ngjitet në Everest në lartësinë prej  8848 metra. Ajo ishte e shoqëruar nga babai Arianit Nikçi”, shkruhet në një portal që i dedikohet eventit “Everest 2019”.

Mrika Nikqi arriti në 8848 metra lartësi në moshën 17-vjeçare, duke shënuar rekordin, si alpinistja  më e re që ngjitet në majën më të lartë në botë.

Ky sezon ka qenë ndër sezonet më tragjike në malin Everest, ku 10 njerëz janë raportuar të vdekur. Sipas New York Times, shkak është bërë numri të tepërt të alpinistëve të papërvojë në mal.

Mrika


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *