Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra europianë në Britani s’mundën të votonin për Parlamentin Europian


Mijëra qytetarë të BE-së që jetojnë në Britani të Madhe janë zemëruar pasi nuk kanë mundur të votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, shkruan “BBC“.

Sipas Komisionit Zgjedhor shkak për këtë ishte bërë “njoftimi shumë i shkurtër” nga qeveria për pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në zgjedhje.

Qytetarët e BE-së mund të votojnë në vendin ku jetojnë, duke u regjistruar dhe duke plotësuar një formular UC1. Por shumë prej tyre u ankuan se e kanë marrë formularin me vonesë.

Një grup i fushatës, tha se mijëra njerëz janë prekur nga çështja. Qeveria njoftoi më 7 maj se Britania e Madhe do të merrte pjesë në zgjedhjet evropiane.

Për të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët e BE-së duhet të kishin plotësuar një formular UC1 deri në 7 maj për autoritetet e tyre lokale, duke deklaruar se nuk do të votonin në një shtet tjetër anëtar të BE.

Qytetarët e Irlandës, Maltës ose Qipros kanë të drejtë të votojnë në MB për zgjedhjet evropiane pa pasur nevojë të bëjnë këtë deklaratë me shkrim.

Shumë njerëz u ankuan në “Twitter” se autoritetet lokale nuk ua dërguan formularin në kohë ose e kishin marrë vetëm disa ditë përpara afatit përfundimtar – dhe si pasojë këshillat nuk arritën t’i përpunonin formularët në kohë.

Disa të tjerë thanë se nuk ishin në dijeni të procesit UC1, që do t’u lejonte atyre të drejtën për një votim.

Moritz Valero, i cili është nga Gjermania por ka jetuar në Britani të Madhe për gati pesë vjet, i tha “BBC“-së se ai dhe partnerja e tij e morën formularin e tyre UC1 në fund të prillit.

Ai thotë se i dorëzuan formularët e plotësuar në këshillin lokal, në lindje të Londrës, më 2 maj për t’u siguruar që ato arritën në kohë.

Por kur të enjten shkuan të votonin, i thanë se nuk kishte të dhëna për formularët e tyre UC1 dhe ata nuk mund të votonin.

“Isha absolutisht i tronditur dhe i tmerruar. Janë duke hequr të drejtat tona themelore dhe është e papranueshme.”, tha Valero. Ai shtoi se kërkon që zëri i tij të dëgjohet përmes votës./Hashtag.al

Moritz Morelo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *