Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh deputetët, kërkon rezistencë me çdo mjet kundër rritjes së çmimit të energjisë


Kreu i Partisë Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar.

Gjatë mbledhjes Basha ka folur me deputetët mbi paralajmërimn e kryeministrit Rama për rritje e çmimit të energjisë elektrikë në vend.

Kryedemokrati u ka kërkuar deputetëve që të takohen me qytetarët për t’i nxitur e organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj asaj që e quan skemë të kryeministrit Rama për të grabitur shqiptarët.

“Edi Rama e premtoi uljen e çmimit të enegjisë por e rriti për të gjithë. Dhjetëra familjarë janë vetëvrarë në burg për shkak të faturave të energjisë, mijëra janë burgosur e dhjetëra mijëra kanë kaluar të paktën një natë në komisariat lidhur me oeracionin famëkeq të Ramës për energjinë. Ku shkuan paratë e vjelura qytyetarëve. Ato nuk shkuan kurrë në destinacion, çmimi i energjisë e karburantit u rrit, jo një por dy herë. Kjo është pasojë e keqadministrimit të tij. Me paratë e mbledhura shtesë ai ka pasuruar veten dhe një grup ersonash rreth tij. Ne kemi jo thjesht propozimet e djeshme. Është gropëë e krijuar nga korrupsioni. Kjo gjë nuk vjen nga jashtë po është fatkeqësi e brendshme. Duhet t’u tregojmë shqiptarëve që me qeveri të përgjegjshme mund të zgjidhet problemi. Do përkrahim të gjitha format e rezistencës popullore.” – tha Basha.