Vendosni fjalën kyçe....

Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet 35-vjeçari në Berat


Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar, pas kallëzimit të një gruaje, se ai e ka ngacmuar seksualisht.

32-vjeçarja me inicialet K.G në Berat, ka bërë kallëzim në polici, se S.T e ka ngacmuar atë seksualisht. Si rezultat uniformat blu kanë bërë arrestimin ndërsa nuk jepen më detaje të tjera.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.T. 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja K.G, 32 vjeçe, banuese Berat, se shtetasi i sipërpërmendur e ka ngacmuar seksualisht.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmim seksual”, parashikuar nga nenin 108/a, te Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *