Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm reagon gjatë protestës: U bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna


 

Reagon ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë protestës.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, shkruan ai.

Deri më tani gjatë protestës së opozitës janë 6 të plagosur, 4 protestues dhe 2 policë.