Vendosni fjalën kyçe....

3 javë pas infarktit të Casillas, gruaja e tij diagnostifikohet me tumor


Një muaj pasi Iker Casillas i shpëtoi një ataku kardiak, gruaja e tij Sara Carbonero ka dhënë një tjetër lajm të keq. Ajo është diagnostifikuar me tumor në vezore dhe për këtë arsye duhet të operohet.

Carbonero e dha lajmin të martën, vetëm pak ditë pasi Casillas zbuloi se do largohej nga futbolli për shkak të atakut në zemër.

“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri.

Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them. 

Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve. Duhet të operohem. 

Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.

Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur. 

Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar.”, shkruan Carbonero.

Sipas “Daily Mail“, 35-vjeçarja ka ndihmuar Casillas-in të organizojë ditëlindjen e tij të 38-të përpara se të jepte lajmin e kancerit. Carbonero dhe Casillas kanë dyt fëmijë, të dy djem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *