Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i presidentit: Të punojmë për integrimin e jetimëve


Sot është Dita Kombëtare e Jetimëve dhe me këtë rast, presidenti Ilir Meta bëri një apel për integrimin e fëmijëve pa prindër. Meta thotë se ata duhet të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë.

“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe.”, shkruan presidenti.

Meta ka publikuar dhe foton e Strehës së Parë Vorfnore, të ngritur në Shqipëri më 28 Nëntor të vitit 1917 nën mbështetjen e Rauf Ficos, asokohe nënprefekt i Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *