Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset nga treni, humb jetën 20-vjeçari në Durrës


Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur paraditen e sotme, pranë stacionit të trenit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur një djalë i ri është shtypur nga treni, teksa po kalonte në shina.

20-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ndodhej në hyrje të qytetit teksa po mundohej të kalonte shinat e trenit. Ai është dërguar në spital ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. 

“Më datë 20.05.2019, rreth orës 11:00, në lagjen Nr.4 Durrës, një shtetas rreth 20 vjeç , ende i paidentifikuar, është aksidentuar nga treni.

Ky shtetas u transportua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *