Vendosni fjalën kyçe....

Liga e Kombeve – Holanda barazon me Gjermaninë, Anglia fiton ndaj Finlandës


Anglia ka triumfuar 2-0 përballë Finlandës në raundin e dytë të Ligës së Kombeve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër se Tre Luanët dominuan në këta minuta.

Në 45 minutat e dytë pati tjetër paraqitje nga anglezët, që ia dolën të realizonin dy gola.

Fillimisht, Harry Kane realizoi për 1-0 në minutën e 57-të me një asistim nga Trent Alexander-Arnold, që ishte gol në paraqitjen e 100-të për kombëtaren e tij.

Sulmuesi i Bayern Munichut realizoi edhe golin e dytë personal në ndeshje, kur u asistua prej Noni Madukeses në minutën e 76-të.

Anglia ndanë kreun e tabelës me Greqinë me nga gjashtë pikë, ndërsa Irlanda dhe Finlanda ende pa asnjë në Ligën B, Grupi 2.

Në ndeshjen e Ligës A të grupit të tretë sfida mes Holandës dhe Gjermanisë përfundoi në barazim 2-2.

Po barazim në këtë grup përfundoi edhe sfida mes Hungarisë dhe Bosnjë Herzegovinës.