Vendosni fjalën kyçe....

Madonna e vendosur të këndojë në Eurovision: Nuk përkulem për axhenda politike


Pavarësisht thirrjeve për bojkot, Madonna duket se ka ndërmend të këndojë në mbrëmjen finale të “Eurovision” në Tel Aviv.

 “Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem axhendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë”, tha Madonna për “CNN“.

“Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humbin në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes”, shtoi ajo.

Mbetet ende e paqartë nëse Madonna do të dalë në skenë apo jo. Sindikata Evropiane e Transmetimit (EBU), e cila ka përgjegjësinë për festivalin, tha se ende nuk ka përfunduar dokumentet e nevojshme për të marrë Madonna-n të performojë.

Nata finale e garës do të zhvillohet më 18 maj, ndërsa thirrjes për bojkot të palestinezëve dhe botës islame i është bashkuar edhe këngëtari, Roger Waters.

Situata është tensionuar veçanërisht pas një shpërthimit të dhunës mes militantëve në Gaza dhe Ushtrisë izraelite javën e kaluar.

Katër persona në Izrael dhe më shumë se 20 të tjerë në Gaza u vranë në dy ditë luftime, përpara se të rivendosej një armëpushim, madje edhe kur ishin duke u zhvilluar prova për konkurrimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *