Vendosni fjalën kyçe....

Basha sot në takime intensive me forumet e PD-së


Axhenda e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot do të jetë e ngjeshur me takime. Në orën 11:30, Basha do të zhvillojë një mbledhje me Kolegjin e Kryetarëve në selinë blu.

Më pas në 13:00, Basha do të ketë një mbledhje me kryetarët e bashkive të djathta. Takimet do të vijojnë dhe gjatë pasdites, kur në 17:00, Basha do të zhvillojë një mbledhje të përbashkët me Kryesinë e PD-së dhe grupin parlamentar.

Axhendën e ngjeshur e bëri me dije dhe Basha, gjatë konferencës së djeshme me gazetarët kur tha: “Nesër kam thirrur forumet e PD me një konsultë për axhendën e aksionit politik dhe protestave të qytetarëve të bashkuar. Ky është momenti për të intensifikuar dhe për te vazhduar me vendosmëri betejën tonë”.

Mes të tjerash Basha tha se do të vazhdojnë sërish protestat.

“Ne do të vazhdojmë aksionin tonë ku do të ndërthuren protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria me ofertën për qeveri tranzitore. Zgjedhje të diktuara nga krimit, zgjedhje false, zgjedhje të marra peng nga krimi i organizuar nuk do të ketë më në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë që sot kumbon nga çdo cep i Shqipërisë.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *