Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj pranon gabimin e policisë që goditi me shkopinj gome Sahit Dollapin


Edhe pse gjatë gjithë kohës së deklaratës Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj ka përkrahur dhe ka justifikuar efektivët e Policisë së Shtetit, ai ka pranuar gabimin e tyre për dhunimin e Sahit Dollapit.

“Në rastin e dhunës ndaj një ish-funksionari publik, që u dokumentua edhe në media, policia mund të kishte bërë më mirë, mirëpo mos harrojmë se policia ndodhej gjithmonë nën zjarr e dhunë…”, tha sot Lleshaj.

Sekretari organizativ i PD-së Dollapi u dhunua gjatë protestës së djeshme vetëm pse kundërshtoi urdhërin e një efekti për të hequr maskën e kundragazit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *