Vendosni fjalën kyçe....

Më pak se 3 orë nga protesta, qytetarët nga rrethet nisen drejt Tiranës


Me autobusë dhe makina private, protestuesit e rretheve janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

Ndërkohë që vetëm pak orë na ndajnë nga nisja zyrtarisht e protestës në 18:30, vetëm nga qarku i Korçës janë nisur drejt Tiranës rreth 3900 protestues.

Nga këta 1500 janë nisur nga Korça, 900 nga Devolli, 500 nga Kolonja  dhe 1000 nga Pogradeci.

Policia mësohet se ka angazhuar mbi 1200 efektivë që do të jenë në gatishmëri para Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Opozita ka kërkuar leje deri në mesnatë për të protestuar, por policia e Tiranës, ka dhënë leje deri në orën 20:30.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *