Vendosni fjalën kyçe....

Paloka i përgjigjet Braçes: Iku koha kur banda e Lushnjës caktonte zgjedhjet


Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka replikuar në distancë me zv.kryeministrin Erion Braçe, pas deklaratave të këtij të fundit para protestës, se dhunuesve dhe vrasësve do t’iu kujtojë gjithmonë ligjin.

Paloka si përgjigje, ka publikuar një shkrim që flet mbi përgjimet e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”. Në këto përgjime, rezultonte edhe emri i Braçes. Paloka paralajmëron Braçen, koha kur banda e Lushnjës vendoste fatin e zgjedhjeve tashmë ka mbaruar.

“Erionët dhe braçet e Edi Ramës duhet ta dinë se koha e bandave që vendosin zgjedhjet ka marrë fund

Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh. 
Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake. 
Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. 
Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale! I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.”, shkruan Paloka.

Pak orë para protestës,  Braçe tha se nuk i tregon dhe as nuk i uron burgun askujt, por thjesht u kujton ligjin dhe sanksionet që burojnë prej tij, duke paralajmëruar kështu protestuesit se do të arrestohen.

“Une as i tregoj e as i dua #Burgun kerkujt! Sidomos cilitdo qe qofte edhe modestisht mendon!Por #Ligjin, kujt #vodhi e perseri do vjedhe,kujt #dhunoi e perseri do dhunoje,kujt #dogji e perseri do djege,kujt #vrau e perseri do vrase, patjeter qe ja tregoj! Ndodh kudo ku ka qytetare qe  sulmohen nga politika e vjedhjes, dhunes, djegies dhe vrasjes se gjithkujt qe eshte nje qytetar qe beson vec tek #ligji! E di qe ka qorre e shurdhe qe e perqeshin kete, mbeshtetur fort te sistemi i pandeshkueshmerise hem kur vjedh e hem kur vret!

Por ka nje dite, nje dite, kur ligji eshte mbi te gjithe dhe i barabarte per secilin. Ku eshte fundi qe duhet te mendoje gjithkush, si ta doni, politikisht apo ligjerisht!Dite te mire e te paqte; Mos harroni, #Divjaka eshte 50 minuta larg prej Tiranes!”-shkruan Braçe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *