Vendosni fjalën kyçe....

PSG zbarkon në Seria A për të gjetur zëvendësuesin e Kavanit


PSG-ja ka parlajmëruar të bëjë revolucion gjatë verës duke larguar shumë prej lojtarëve aktual që ka në skuadër dhe të blejë lojtarë të rinj, që do të japin një motiv shtesë.

SIpas “France Football”, e cila bën me dije se drejtuesit e klubit kanë nisur kontaktet me Edin Xhekon, sulmuesin e Romës, për të zëvendësuar Edison Kavanin.

Drejtori sportiv i klubit francez, Antero Henrike, është duke e parë me shumë kujdes rastin, pasi mund të blejë kartonin e boshnjakut me një çmim të reduktuar, pasi kontrata e tij përfundon në vitin 2020.

Në rast se Roma do të bjerë dakord me PSG-n, sulmuesi do të largohet nga Italia, pasi edhe familja e tij dëshiron të jetojë në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *