Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Basha po bën përpjekje për të krijuar parti të re, i uroj të rikthehet në PD


Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha po bën përpjekje për të krijuar një parti të re.

Berisha tha se i uron Bashës të ndryshojë mendje dhe të kthehet në PD.

6 marsi tregoi se janë dy, një grupi me 31% të votave dhe një  me 11% të votave. Pakica në një parti është e përjetshme sepse ke njerëz që mendojnë ndryshe por ata janë të kënaqur dhe nuk largohen. Përpjekja për të kapitalizuar atë çarje është përpjekje për të krijuar një parti të re dhe Basha kalon nga qyteti në qytet duke u deklaruar se do krijojë parti, nuk them gjë, nuk them se nuk e bën dot por ka një gjë, ekziston një grup që përpiqet të krijojë një parti, uroj të ndryshojnë mendje dhe të kthehen në parti, Basha aktualisht është anëtar i këshillit dhe deputet, se ca rruge do ndjekë ai nuk e di, është punë e tij”, tha Berisha.